UEFA e suspendon gjyqtarin rus pasi dyshimeve për kurdisje

Futboll

UEFA e suspendon gjyqtarin rus pasi dyshimeve për kurdisje

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:05
UEFA e suspendon gjyqtarin rus pasi dyshimeve për kurdisje

Gjyqtari nga Rusia, Sergey Lapochkin, është pezulluar për 90 ditë përgjatë një hetimi nën dyshimin për trukimin e një takimi, ka njoftuar UEFA të enjten.

UEFA nuk i ka specifikuar detajet e këtij rasti kundër Lapochkin, i cili ishte pezulluar përkohësisht më 25 mars.

Gazetat ruse raportojnë se rasti ka të bëjë me gjyqtarin, i cili nuk e informoi UEFA-në në lidhje me trukimin e një takimi.

Ndeshja thuhet se ishte eliminatore e Ligës së Evropës dhe se ishte zhvilluar në korrik të vitit 2018 mes Ventspils dhe Bordeauxit.

Skuadra franceze kishte fituar 0:1 në Lituani.

Lapochkin ishte në listën e zyrtarëve të ndeshjeve të administruara nga FIFA prej vitit 2013.

Ky gjyqtar e drejtoi edhe ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës 2018 mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit dhe disa ndeshje të rundeve eliminatore për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat