Ikona e Realit të Madridit, lamtumirë...

Futboll

Ikona e Realit të Madridit, lamtumirë...

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:12
Ikona e Realit të Madridit, lamtumirë...

Që pas largimit të Cristiano Ronaldo, ikona e vetme e Real Madridit është kthyer Sergio Ramos. Krenaria për fanellën dhe grinta e nevojshme për të fituar zemrat e tifozëve e ka kthyer mbrojtësin spanjoll në idhullin e padiskutueshëm te madrilenët.

Por duket se aventura e gjatë me Realin ka përfunduar për Ramos.

Mbrojtësit i skadon kontrata dhe nuk e ka njoftuar ende vendimin përfundimtar. Sipas lajmeve të mediave spanjolle, kapiteni do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Një ofertë më e mirë ka mbërritur për të, por ende nuk është zbuluar emri i ekipit të ardhshëm. Nga ana tjetër Florentino Perez ka dhënë dorëheqjen duke mos luftuar më tepër pasi Reali ka treguar se përballon edhe largimin e ikonave pasi po ia dalin edhe pa Cristiano Ronaldo-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat