Kovacic dhe Christensen mungojnë në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Man Cityt

Futboll

Kovacic dhe Christensen mungojnë në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Man Cityt

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:36
Mateo Kovacic dhe Andreas Christensen

Chelsea do të jetë pa dyshen Mateo Kovacic dhe Andreas Christensen në gjysmëfinale të FA Cup.

Fatkeqësi për dyshen e Chelseat, Mateo Kovacic dhe Andreas Christensen pasi do të jenë jashtë gjysmëfinales së FA Cup.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës.

Kroati ka lënduar gjurin në sfidën ndaj Portos, i njëjti problem është edhe për Christensen dhe nuk është i gatshëm për këtë sfidë.

Ndërsa, N’Golo Kante është në dyshim ende dhe nuk ka marrë dritën e gjelbër për tu paraqitur ndaj Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat