Samuel Umtiti në verë pritet të largohet nga Barcelona

Futboll

Samuel Umtiti në verë pritet të largohet nga Barcelona

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:33
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi francez ka marrë këtë vendim pasi në vitin e fundit nuk ka pasur thuajse fare hapësira nga trajneri Ronald Koeman.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje këtë edicion, ku në shtatë prej tyre u fut si zëvendësues.

Hapësirat e pakta kanë bërë që francezi ta mendoj largimin nga Camp Nou pas pesë viteve qëndrim tek gjiganti katalunas.

E ardhmja e tij vshtë mes Anglisë dhe vendlindjes së tij Francës, ku Arsenal dhe Lyon janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim.

Barcelona është gati ta shes qendërmbrojtësin dhe po pret t’i vije një ofertë rreth 15 milionë euro.

Umtiti është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, por forma jo e mirë në vitet e fundit ka bërë që çmimi i tij të bie ndjeshëm.

Gjatë afatit kalimtar të janarit Liverpool kishte shprehur interesim për transferimin e tij, por ishte vet francezi që refuzoi kalimin në Anfield.

Gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të rikthehet te Lyon, ku e sheh si skuadrën adekuate për ta rikthyer formën e dikurshme.

Reprezentuesi francez ka dalë nga akademia e Lyonit, derisa në ekipin e parë kishte kaluar katër vite të suksesshme para se t’i bashkohej Barcelonës në verën e vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat