Vlerësohet lartë vendimi i Mandzukic, e dhuroi rrogën e marsit për bamirësi

Futboll

Vlerësohet lartë vendimi i Mandzukic, e dhuroi rrogën e marsit për bamirësi

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:53
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic është bërë protagonist i lajmeve në mediat italiane.

Mandzukic i cili që nga transferimi i tij në “San Siro” nuk ka luajtur disa ndeshje rresht shkaku i lëndimit, ka vendosur që të heqë dorë nga paga e tij e muajit mars.

Kroati deklaroi se do ta dhurojë pagën e muajit mars për bamirësi dhe kjo gjë u vlerësua nga publiku.

Presidenti i AC Milan, Paulo Scaroni është mahnitur me vendimin e kroatit ku e ka quajtur atë një profesionist të vërtetë.

“Një gjest shembull, që demonstron profesionalitetin e Mandzukic dhe respektin e tij për Milanin”, tha ai.

“Klubi do të ketë kështu mundësinë të mbajë gjallë projektet në Fondacionin Milan për të rinjtë dhe edukumin e tyre”, tha Paulo Scaroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat