Josa: Kemi dy mungesa

Futboll

Josa: Kemi dy mungesa

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:55
Josa: Kemi dy mungesa

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Tiranes, duke theksuar se mungesat te skuadra verilindore.

Sfida ndaj Tiranës: “Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Shohim nivele që nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë”.

Mungesat: “Nuk jemi pa mungesa në këtë ndeshje. Do të jenë dy mungesa kryesore. Një është Kurdic, i cili ka problem me kartonët, dhe tjetri është e Tsinxaxes, i cili ishte i pafat me incidentin që pësoi dhe do të mungojë 10 ditë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë, sepse mua më intereson e përgjithshmja. Dëmtimet janë gjëra normale në një skuadër dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje”.

Sfidë pa favoritë: “Duhet të jesh në gjendje t’i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim, çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave”.

Motivimi i Kukësit: “Skuadra ka qenë gjatë gjithë periudhës e motivuar, por nuk do të thotë që morëm një fitore me Kastriotin dhe çdo gjë u rregullua. Problem ka qenë mungesa e stabilitetit dhe mosmarrja e rezultateve. Mendoj që ndeshja e nesërme do të më japë mua një përqindje të lartë garancie për vazhdimësi”.

Barazimi s’kënaq: “Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat do të jetë një rezultat jo i mirë, kështu që janë tri pikët që luhen, barazimi është pjesë e lojës. Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat