Krasniqi: Ne do të luajmë futboll

Futboll

Krasniqi: Ne do të luajmë futboll

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:56
Krasniqi: Ne do të luajmë futboll

Skuadra e fundit në tabelë, Besa, u mposht sot nga Drenica në shtëpi.

Edhe pse pejanët ishin në epërsi në fillim, ndeshja u mbyll me rezultat 1-2.

Megjithatë, trajneri i kësaj skuadre, Leotrim Krasniqi thotë se skuadra e tij do të vazhdojë të luaj futboll dhe të angazhohet ndaj të gjitha ekipeve të tjera.

“Ne do të luajmë futboll deri në xhiron e fundit, sepse vetëm këtë gjë dijmë ta bëjë. Nuk futemi në të tjera gjëra që opinioni tashmë i di”, deklaroi shkurtimisht Krasniqi.

Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund, tashmë mund të konstatohet se Besa e Pejës është skuadra e parë që do largohet nga Superliga në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat