Ibraimi zbulon të ardhmen

Futboll

Ibraimi zbulon të ardhmen

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:42
Ibraimi zbulon të ardhmen

Agim Ibraimi është një nga ata lojtarë që mund të cilësohet luks për kampionatin shqiptar. Futbollisti nga Tetova ka pas një karrierë të madhe, ku ka shkëlqyer sin ë radhët e Shkëndijës ashtu edhe më gjerë në Europë. Me ardhjen e tij te Kukësi, 32-vjeçari ka marrë shiritin e kapitenit në krahë dhe ka udhëhequr skuadrën me personalitetin dhe me golat e tij.

I ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News”, të moderuar nga Altin Sulçe, Ibraimi tregon më tepër rreth eksperiencës së tij në Shqipëri si dhe për të ardhmen. Lojtari i verilindorëve bën me dije se ka oferta nga ekipe të tjera në Shqipëri, megjithëse nuk ka zbuluar më shumë rreth kësaj çështjeje.

“Deri sa ka penallti, jemi në zonën e rreptësisë. Që në fillim kam thënë se nuk është me rëndësi kush shënon. Edhe në skuadra të tjera kur kam qenë i kam gjuajtur penalltitë. Ndoshta ekipet e tjera ndihen edhe më të rrezikshëm kur e kam unë topin.

Kampionati maqedonas apo ai shqiptar? Te kampionati maqedonas dallohet vetëm Shkëndija e Tetovës. Kështu që derisa Shkëndija nuk ka konkurencë, nuk ka skuadër tjetër që ti bëjë dëm. Në kampionatin shqiptar janë mjaft skaudra cilësore që luftojnë për vendet e para, luftojnë për Europën. Kështu që këtu cilësia është më e fortë.

E ardhmja? Unë jam i kënaqur te Kukësi. Kontrata më skadon në fund të qershorit. Ka bisedime, por deri sa e kam kontratën me Kukësin jam i fokusuar me Kukësin. Oferta brenda apo jashtë Shqipërisë? Brenda. Nuk shkoj shumë larg, i kam përjetuar ato udhëtimet, ato aeroplanët. Do rrimë këtu. Ne, kur kemi jetuar në Maqedoni, gjithmonë e kemi pasur, jo vetëm Tiranën, por në përgjithësi Shipërinë, një vend për të ardhur me familjen dhe për tu kënaqur. As që diskutohet që ne kënaqemi këtu.

Fitusi i Tirana-Kukësi? Duke marrë parasysh sa e rrezikshme është Tirana, unë besoj se 3 pikët i merr Kukësi. Unë gjithmonë jam optimist dhe pozitiv. Deri sa ka matematikë, deri sa të besojmë, qëllimet dihen.

Nëse ka ndonjë futbollist që mendon ndryshe më mirë mos të niset të luajë“, ka deklaruar Agim Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat