Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e takimit, dënohet kryetari i KF Vitia

Futboll

Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e takimit, dënohet kryetari i KF Vitia

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:10
Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e takimit, dënohet kryetari i KF Vitia

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, java 22.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, u morr vendim për dënim të kryetarit të KF Vitisë, Florent Eminit.

Ai dënohet me 300 euro për fyerje dhe kërcënim të gjyqtarëve.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor: 

Kryetari i KF Vitia, Florent Emini; në procedurë disiplinore, ngase pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së javës së 22-të, Vitia – Flamurtari, bashkë me një person të paautorizuar, hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur gjyqtarët e ndeshjes dhe fyen e i kërcënon ata, si dhe akuzon organet e FFK-së.

Po ashtu i njëjti nuk kishte lejuar të fillojë pjesa e dytë për 10 (dhjetë) minuta me pretekst se ‘nuk vazhdojmë pjesën e dytë pa ardhur prokurori, sepse dyshon në ndarjen e drejtësisë’. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1, pika c , të Rregullores disiplinore;
DENOHET me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat