Pepe ka një kërkesë për Ronaldon

Futboll

Pepe ka një kërkesë për Ronaldon

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:56
Cristiano Ronaldo dhe Pepe

Mbrojtësi veteran i Portos dhe ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Kepler Pepe ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte Ronaldon të luante në Portugali.

Pepe do të dëshironte që superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo të rikthehet në Portugali dhe të përfundojë karrierën në atdheun e tij ku kishte filluar gjithçka.

36 vjeçari nuk ka luajtur në kampionatin portugez që kur ishte pjesë e Sportingut të Lisbonës, klub i cili e shiti atë tek Manchester United në vitin 2003, por ish-bashkëlojtari i tij tek Real Madridi dhe Kombëtarja portugeze beson se kjo do të rriste imazhin e ligës së Portugalisë.

“Do të ishte shumë e bukur për ligën portugeze nëse ai do të kthehej, unë do të doja që ai të kthehej në Portugali”, tha ai.

“Njerëzit e kritikojnë atë, por ata nuk e dinë përpjekjen e nevojshme për të shënuar më shumë se 30 gola çdo sezon. Është e pabesueshme ajo çfarë ai bën”, tha Pepe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat