Faqja portugeze e zgjedh Mirlind Dakun talentin e javës

Futboll

Faqja portugeze e zgjedh Mirlind Dakun talentin e javës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:59
Mirlind Daku

Mirlind Daku po monitorohet nga agjentë të ndryshëm në Evropë.

Faqja portugeze e skautëve ‘ProScout’ e ka zgjedhur Dakun, talent të javës.

“Mirlind Daku është 23 vjeçar, sulmues nga Kosova që luan për Ballkanin në Superligë, i huazuar nga Osijeku i Kroacisë. Ne e kemi përmendur edhe më herët, dhe tash e zgjedhim lojtarin e javës” shkruan ‘ProScout’.

Daku është realizatori më i mirë në Superligë këtë edicion me 26 gola.

Ai ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Ballkani për tu kthyer në Osijek.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat