Liga e Parë vjen me pesë ndeshje: Ndeshjet kryesore në Prishtinë

Futboll

Liga e Parë vjen me pesë ndeshje: Ndeshjet kryesore në Prishtinë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustruese

Java e 23-të në Ligën e Parë hapet sot me plotë pesë ndeshje që i takojnë Grupit A dhe B.

Në Grupin A këtë të shtunën (sot) zhvillohen vetëm dy ndeshje ku përball do të jenë Istogu – Liria dhe Drenasi – Trepça.

Ndeshja mes Drenasit dhe Trepçës pritet të jetë më interesante, pasi që të dy skuadrat luajtën për mbijetesë.

Ndërsa në Grupin B do jenë tri duele në program e vëmendja do të mbartet në Prishtinë, pasi do të luhe takimi në mes 2 Korrikut dhe Vitisë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Flamurtarit dhe Dardanës.

Kurse takimi i fundit i këtij grupi është KEK-u – Ramiz Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat