Ramos gjithnjë e më larg madrilenëve

Futboll

Ramos gjithnjë e më larg madrilenëve

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:09
Ramos gjithnjë e më larg madrilenëve

Gazetari spanjoll Josep Pedrerol, nga burime të sigurta, ka treguar se mbrojtësi Ramos e ka refuzuar ofertën e presidentit Perez.

Kapiteni i Realit, mbrojtësi Sergio Ramos, që mban veshur fanellën “los blancos” që nga viti 2005, është në prag të lamtumirës në fund të edicionit.

Në emisionin “El Chiringuito” është zbuluar një bisedë mes presidentit Florentino Perez dhe Sergio Ramosit, kur janë takuar së fundmi për të arritur rinovimin e kontratës.

Gazetari spanjoll Josep Pedrerol, nga burime të sigurta, ka treguar se Ramos e ka refuzuar ofertën e Perez. “Kur Ramos refuzoi ofertën e Real Madridit, Florentino Perez i tha: ‘Duhet ta planifikojmë sezonin pa ty…’.

Dhe Ramos i është përgjigjur: “Bëje’”,– ka deklaruar gazetari Pedrerol gjatë emisionit “El Chiringuito”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat