Koeman: Të fitosh një titull është diçka shumë e bukur

Futboll

Koeman: Të fitosh një titull është diçka shumë e bukur

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:19
Koeman: Të fitosh një titull është diçka shumë e bukur

Ronald Koeman luan të ardhmen e tij në skuadrën e Barcelonës.

Një humbje në finalen e sotme do të ishte fatale dhe do të ulte kuotat që ka ai për të vazhduar të jetë në drejtimin e katalanasve edhe për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit me në krye presidentin Laporta e kanë paralajmëruar për diçka të tillë dhe vetë ai thotë se e di mjaft mirë se çfarë do të ndodhë. Kuman u thur elozhe kundërshtarëve, por thotë se klubi është në një moment shumë pozitiv dhe mund të triumfojë këtë herë.

“Është e vërtetë që jemi dy ekipe shumë të mira dhe që kemi luftuar shumë për të arritur deri te kjo finale. Ne e dimë që Bilbao është konkurruese dhe do të jetë hera e katërt që përballemi me ta. Kemi fituar 2 ndeshje në La Liga dhe humbëm në shtesë në Superkupë. Duhet të jemi mirë me topin, mbi të gjitha pa të. Mendoj se është diçka që e kemi humbur lojën pa top në dy sfidat e fundit. Kjo finale është e rëndësishme për klubin. Të fitosh një titull është diçka shumë e bukur. Në janar patëm shansin me Superkupën, por situata e klubit ishte e vështirë.

Tani jemi përmirësuar. Kishim një trajektore 19 ndeshje pa humbur. Nuk mendoj se ndeshjet vlejnë për të ardhmen time. Sigurisht që unë e di çfarë do të ndodhë nëse humbasim, por edhe nëse fitojmë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

DE JONG – Holandezi tjetër, Frenki de Jong, i ka gjërat e qarta. Mesfushori i Barcelonës thotë se nëse nuk do të fitojnë asnjë trofe këtë sezon, atëherë ai mund të quhet negativ. “Sigurisht që duhet të fitojmë një trofe. Nesër (sot) kemi shansin e artë për të triumfuar në Kupën e Mbretit. Do të ishte diçka e bukur për tifozët tanë. Nuk është e lehtë, por skuadra është përmirësuar. Sigurisht që nëse nuk fitojmë asnjë trofe, sezoni do të jetë shumë negativ, por nuk e mendojmë këtë. Shpresojmë që ta mbyllim sa më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat