Si ‘trio’ më e mirë e shekullit 21

Futboll

Si ‘trio’ më e mirë e shekullit 21

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:22
Si ‘trio’ më e mirë e shekullit 21

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar Jr. janë vlerësuar si ‘trio’ më e mirë e shekullit 21.

Sipas transfermarkt, MSN është në pozitën e parë dhe në atë të dytën për trion më të mirë në shekullin 21-të.

Gjatë vitit 2015/16, Suarez pati një nga edicionet më të mira në karrierën e tij duke kapur kështu shifrën e 59 golave me klubin e Barcelonës.

Në këtë arritje të tij, patën ndikim edhe lojtarët Messi dhe Neymar të cilët asistuan për të gjatë gjithë sezonit, madje argjentinasi realizoi një asistim për të edhe nga penalltia.

Messi, Suarez dhe Neymar konsiderohen si një nga triot më të mira në histori të futbollit dhe një gjë e tillë vetëm se po dëshmohet edhe vazhdimisht.

Përpos vendit të parë, MSN është edhe në vendin e dytë sa i përket ‘tresheve’ më të mirë në futboll, kur në sezonin e tyre të parë shënuan 122 gola së bashku, transmeton lajmi.

Messi ishte golashënuesi më i mirë në vitin 2014/15 për Barcelonën, i pasuar nga Neymar më 39 gola dhe më pas uruguaiani kishte 25 sosh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat