Bayerni kërkon fitore

Futboll

Bayerni kërkon fitore

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:54
Bayern

 

E shtuna e futbollit nuk është vetëm Kategoria Superiore, pasi sot do të keni mundësi të ndiqni edhe sfida të Serie A, Bundesligas dhe FA Cup.

Pikërisht  në Kupën e Anglisë luhet edhe sfida më interesante e ditës. Në Wembley Chelsea do të sfidojë Manchester City-n në një ndeshje ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni.

Skuadra e Pep Guardiolës është favorite për të avancuar më tej ndërkohë që të dyja skuadrat vinë në këtë sfidë pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions-it.

Citiziens synojnë të bëjnë poker trofesh në këtë sezon dhe deri tani i kanë të gjitha kartat në rregull për t’ia dalë ndërkohë që Chelsea shikon te FA Cup mundësinë e vetme për të fituar diçka në këtë edicion pasi në Champions misioni është shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur.

Parashikohet një duel i zjarrtë në mitikun Wembley sot pasdite në orën 18:30 kjo edhe për faktin se luajnë dy nga skuadrat që kanë fituar më shumë në Angli në 5 vitet e fundit.

Në Serie A mungojnë duelet e skuadrave të mëdha, teksa vëmendjen më të madhe e merr takimi mes Sassuolos dhe Fiorentinës ndërkohë që një përballje direkte për mbijetesën është ajo mes Cagliarit dhe Parmës.

Në Gjermani në orën 15:30 Bayerni do të ketë mundësinë ideale për të vrarë përfundimisht kampionatin pasi në rast suksesi ndaj ujqërve do ta thellonte në +7 avantazhin ndaj Leipzig, 5 javë para fundit të sezonit, transmeton SS.

Në orën 18:30 do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Bayer Leverkusen dhe Koln.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat