Bayerni të interesuar për yllin e Atalantas

Futboll

Bayerni të interesuar për yllin e Atalantas

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:39
Bayerni të interesuar për yllin e Atalantas

Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë për momentin.

Mbrojtësi gjerman prej katër vitesh është pjesë e klubit të Atalantas, ku ka shkëlqyer si mbrojtës i krahut të majtë.

Falë paraqitjeve fantastike sidomos në vitin e fundit, Gosens është shëndrruar në një nga emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Inter, Juventus, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain ishin skuadrat e interesuara për shërbimet e lojtarit.

Por garës i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Evropës dhe Gjermanisë, Bayern Munich.

“Calciomercato” ka rapotuar se bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për afrimin e gjermanit në Allianz Arena.

Gjithsesi rekordmenët e Bundesligës nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi edhe skuadrat tjera janë gati të shpenzojnë për gjermanin.

Gosens nga ana tjetër është i hapur për tu larguar nga Atalanta dhe të bëjë një hap të madh në karrierë.

26-vjeçari këtë edicion edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të majtë ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat