Sportisti i njohur shqiptar: Qeveria në ikje po uzurpon KOKSH-in, ja si u shkelën rregullat

Futboll

Sportisti i njohur shqiptar: Qeveria në ikje po uzurpon KOKSH-in, ja si u shkelën rregullat

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:55
Sportisti i njohur shqiptar: Qeveria në ikje po uzurpon KOKSH-in, ja si u shkelën rregullat

Federata Shqiptare e Futbollit, u njoftua zyrtarisht se nuk do të ketë të drejtë vote në Asamblenë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që do të mbahet më 17 prill.

Në lidhje me këtë situatë kaotike, ka reaguar edhe koordinatori për sportin në PD, Andi Lila, i cili deklaroi se qeveria në ikje po uzurpon KOKSH-in. Ish-futbllisti i Kombëtares, iu bëri thirrje anëtarëve të KOKSH sot që të mos përçahen për deputetin e PS-së Fidel Ylli, i cili është kandidat për kreun e KOKSH..

DEKLARATA E ANDI LILËS: 

“Të dashur qytetarë, shumë prej jush jeni mësuar të më shikoni me fanellën kuqezi të futbollit. Gjithmonë në kërkim të fitores, gjithmonë në përpjekje për t’iu bërë krenarë. Edhe sot, nga ky pozicion i ri, misioni është i njëjtë. Shqipëria duhet të bëhet një vend më i mirë, edhe përmes sportistëve të saj, por kemi një pengesë në këtë mision. Në ditët e fundit para largimit, partia në pushtet po kërkon të politizojë edhe sportin. Duke marrë nën kontroll KOKSH-in.

Duke zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit, qeveria lejoi ndryshimin në statutin e komitetit olimpik, për përfshirjen në garën për organet drejtuese të komitetit, edhe politikanët aktivë. Statuti e ndalonte një gjë të tillë, ndërsa qeveria aktuale vendosi të ndërhyjë për të emëruar deputetin e saj Fidel Ylli si president të KOKSH. Me këtë qëllim të papranueshëm dhe të dëmshëm për sportin, këto ditë janë përjashtuar nga procesi i zgjedhjeve disa nga federatat më të rëndësishme në vend.

Më herët, PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. KOKSH, duhet të mbetet një organizëm i pavarur. Ai nuk duhet vënë në shërbim të interesave të pushteti, por në shërbim të interesit të sportitësëve të talentuar dhe të imazhit të Shqipërisë në botë. Në programin për sportin kemi parashikuar se rruga për zhvillimin e sportit është ajo e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve dhe faktorëve të sportit.

Ndërhyrja e qeverisë në sport është e gabuar dhe e dëmshme. Ne nuk kemi ndërhyrë duke shprehur preferencat për kandidatët në KOKSH, por nuk mund të heshtim para akteve arbitrare, që kanë për qëllim, kapjen nga qeveria politike. Gjendja në këtë organizëm është shumë kritike. Nuk mund të përçahet sporti për të bërë Fidel Yllin, deputetin e PS-së, president të KOKSH.

PD ka një apel për të gjithë drejtuesit e komitetit. Të shtyjë zgjedhjet e 17 prillit. Të njëjtët kandidatë të konkurrojnë duke u votuar nga të gjitha federatat anëtare te KOKSH pa përjashtuar asnjë. Ky është kontributi më i mirë që mund të japim për sportin. Mentaliteti që qeveria vendos për sportin duhet të marrë fund. Nuk është kurrë vonë për ndryshimin. Faleminderit”, u shpreh Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat