Shqiptari kërkohet nga Olympiacos

Futboll

Shqiptari kërkohet nga Olympiacos

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:59
Shqiptari kërkohet nga Olympiacos

Myrto Uzuni ka përfunduar në faqen e parë të gazetës greke “Sport Time”.

Kjo e përditshme raporton lajmin e bujshëm se Olympiacos interesohet për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon në kampionatin hungarez me Ferencvaros.

Me 13 gola të realizuar dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet me kampionët e Hungarisë, Uzuni ka përfunduar në radarët e drejtuesve të Olympiacos të cilët e vlerësojnë për cilësitë që beratasi zotëron ndërkohë që e kanë ndjekur me vëmendje edhe në ndeshjen e Championsit ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, ku futbollisti kuqezi realizoi edhe 1 gol.

Ferencvaros e bleu kartonin e Uzunit për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e Zagrebit një vit më parë dhe për ta lënë të lirë synon të arkëtojë së paku 4 milionë euro, shifër e pranueshme kjo për arkat e Olympiacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat