Leart Paçarada me një eurogol dhe një asistim, çon në këmbë gjermanët 

Futboll

Leart Paçarada me një eurogol dhe një asistim, çon në këmbë gjermanët 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:51
Leart Paçarada çon në këmbë gjermanët, me gol nga 22-23 metra

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, është prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes, me një gol dhe një asistim e ndihmoi St. Paulin për të shënuar fitore me rezultat 4:0. 

Paçarada shënoi eurogol në minutën 22-të dhe në atë të 50-tën asistoi për golin e katërt, që e realizoi Kyereh.  

Në minutën e 22-të, Paçarada tregoi klasin e tij, çon në këmbë gjermanët, i cili me të majtën e tij goditi nga rreth 22-23 metra, duke shënuar eurogol në këndin e djathtë të epërm. 

Saqë edhe komentatori gjerman mbetet i habitur me eurogolin! 

Paçarada me mjeshtri lëvizi dhe pa menduar as dy herë dërgon një projektil që e la të hutuar portierin e skuadrës rivale, Giefer.   

Golat i shënuan Marmoush (4'), Benatelli (18') dhe Paçarada 22'), Kyereh (50').

St. Pauli ngritët në vend të gjashtë me 44 pikë dhe Wurzburger Kickers është i fundit (i 18-ti) me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat