Interi para sfidës në stadiumin 'Diego Armando Maradona

Futboll

Interi para sfidës në stadiumin 'Diego Armando Maradona

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:37
Interi para sfidës në stadiumin 'Diego Armando Maradona'

Interi rikthehet të luajë në kampionat, teksa nesër me fillim nga ora 20:45 do të sfidojë Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Skuadra zikaltër do të tentojë fitoren e 12 rradhazi në kampionat, dhe në vigjilje të kësaj supersfide, trajneri i Interit, Antonio Konte është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara gazetarëve për të analizuar këtë ndeshje:

Ndeshja ndaj Napolit – “Do të jetë impenjative, ata do të japin gjithçka që të ngjiten sa më shumë lart dhe Gatuzo është një trajner i madh. Mungojnë ende pikë, dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen. Do të sdhohim si do të jetë rezultati, nuk mund të bëjmë llogari, nga përvoja që flas është se po t’i bëjmë është në dëmin tonë.”

Kritikat – “Kam kuptuar se pavarësisht gjithçkaje, problemi i vetëm jam unë, mjafton që mos të më prekin Interin tim.”

Rreziku që nuk duhet të ndërmerret – “Për të mos parë dhe dëgjuar shumë sepse po e bëjnë fakt të kryer se titulli është i yni. I njohim sakrificat tona, duhet të jemi të përulur madje edhe përpara tifozëve tanë. Mungojnë ende pjesëza për të kompletuar kurorëzimin e një ëndrre.”

Perisiç dhe Vidal – “Perisiç është kthyer plotësisht në grup që nga e enjtja, dëmtimi është eliminuar dhe ai është në dispozicion. Vidal me Kolarov punon veçmas për të hequr goditjen në gju".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat