Pirlo lë jashtë Ronaldon: Dybala titullar

Futboll

Pirlo lë jashtë Ronaldon: Dybala titullar

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:41
Pirlo lë jashtë Ronaldon: Dybala titullar

Juventus luan nesër në transfertë ndaj Atalantës, një sfidë shumë e rëndësishme teksa skuadrat ndahen në tabelën e klasifikimit me vetëm një pikë në favor të bardhezinjve.

Para sfidës, në konferencë për shtyp, trajneri Andrea Pirlo ka lajmëruar se Kristiano Ronaldo nuk do të jetë i grumbulluar për një problem fizik, ndërsa nga minuta e parë do ta nisë Dibala.

“Ronaldo nuk do të jetë nesër, në këtë ditë nuk ia ka dalë të rikuperohet nga një problem fizik dhe do të ishte me shumë rrisk që të ishte në fushë nesër. Dybala do të kthehet të jetë titullar.

Këtë javë kemi punuar për të gjetur pikat e dobëta të Atalantës.

Cuadrado mund të luaj si në pjesën sipër të fushës, ashtu edhe në atë të poshtme. Por, kam edhe lojtarë të tjerë për nesër që mund të na japin avantazh”, u shpreh Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat