Da Silva: Në fushë hyjmë gjithmonë për të fituar

Futboll

Da Silva: Në fushë hyjmë gjithmonë për të fituar

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:52
Da Silva: Në fushë hyjmë gjithmonë për të fituar

Victor Da Silva ka rigjetur veten te Vllaznia gjatë javëve të fundit. Pas një fillimi shumë pozitiv me shkodranët, një dëmtim e mbajti brazilianin disa javë jashtë, ndërsa më pas humbi edhe vendin e titullarit, por tashmë duket se Da Silva është rikthyer ai i fillim sezonit. I pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Apolonisë përkrah trajnerit Brdaric, braziliani analizoi kundërshtarin e radhës si dhe foli për ecurinë e tij me Vllazninë.

“Po jam i kënaqur, pasi kalova 3 javë të komplikuara sa i përket dëmtimit që pata, por tani jam rikuperuar plotësisht dhe jam në dispozicion të skuadrës për të dhënë më të mirën time.

Ndihem mirë, jam rikuperuar. Kam bërë më të mirën për të fituar pozicionin që kisha dhe jam plotësisht gati. Besoj që jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë një kampionat të mirë deri tani, përtej edhe pritshmërive. Jemi të kënaqur. Bëmë një hap të mirë në Kupë duke prekur finalen, por këtë duhet ta lëmë pas për një moment dhe të përqendrohemi në kampionat. Jemi të dytët, dy pikë larg Teutës, duhet të vëmë zemrën tonë për t’i shkuar deri në fund”.

Apolonia? Ne hyjmë në fushë për të fituar. Ky është mentaliteti ynë, përtej skuadrës që kemi përballë. Duhet të japim maksimumin tonë, 100%, edhe pse nganjëherë nuk mjafton. Nëse luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë. 

Sipas meje po, besoj që deri tani asnjë skuadër nuk na ka vënë në vështirësi të mëdha sa i përket lojës. Nëse jemi të dytët ka një motiv, luftojmë në çdo ndeshje dhe nëse kemi të njëjtën shpirt si të mërkurën, do të bëjmë diçka të rëndësishme për objektivin.

Rasti ndaj Laçit? E kam përjetuar keq që nuk shënova të mërkurën. Por ishte më e rëndësishme të fitonim dhe të shkonim në finale. Fale Zotit, rasti që humba nuk ndikoi në rezultat dhe jam i kënaqur për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat