​Juventusi e ka prioritet transferimin e Locatellit

Futboll

​Juventusi e ka prioritet transferimin e Locatellit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:08
Sassuolos Manuel Locatelli

Gjiganti italian dëshiron të përforcojë mesfushën.

Juventusi ka prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli këtë verë, raporton “CalcioMercato”.

Spekulohet se trajneri i “Zonjës së Vjetër” Andrea Pirlo, e çmon shumë 23 vjeçarin, ku ky i fundit tanimë e ka bërë të qartë se është i gatshëm që të transferohet tek ndonjë klub më i madh këtë sezon.

Në këtë sezon, Locatelli ka bërë 26 paraqitje në Serie A, duke regjistruar tre gola dhe dy asistime për skuadrën e Sassuolos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat