Bajrami dhuron spektakël në Itali

Futboll

Bajrami dhuron spektakël në Itali

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:12
Bajrami dhuron spektakël në Itali

Nedim Bjarami ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Empolit, në Serinë B, ndaj skuadrës së Breshas. 

Fantazistin shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 17’, teksa me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

22-vjeçari vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë me skuadrën italiane, teksa do të ishte një ndihëm e madhe edhe për Kombëtaren, ku u grumbullua për ndeshjet e muajit maj, por për shkak të burokracive në FIFA, nuk mori dot debutimin.

Ky është goli i katërt për Bajramin në këtë sezon me skuadrën e Empolit.

Nëse Empoli ruan rezultatin 3-1, me të cilin është mbyllur pjesa e parë, atëherë do të shkonin në kuotën e 66 pikëve, në vendin e parë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat