Gjest fantastik i lojtarëve të Real Madrid

Futboll

Gjest fantastik i lojtarëve të Real Madrid

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Lojtarët e Real Madrid refuzojnë të marrin bonuset e Ligës së Kampionëve.

Klubet e kualifikuara në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve do të marrin bonuse, të cilat do të ndikojnë në rritjen e financave.

Në këto fitime do të shpërblehen edhe lojtarët e klubeve të kualifikuara.

Lojtarët e Real Madrid kanë vendosur që, nëse fitojnë dy tituj, ata do të heqin dorë nga një prej shpërblimeve, me ç’rast klubit do t’u shtohen 30 milionë euro.

‘Los Blancos’ do të luajnë kundër Chelsea në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa janë në garë edhe për titullin e La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat