Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri

Futboll

Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:39
Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri

Ashtu siç edhe pritej, Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar. Pas asamblesë së ditës së sotme, ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.

Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Në asamblenë e ditës së sotme nuk munguan as debatet mes kandidatëve për president, me Martin Bibën që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por kjo nuk u realizua.

Ylli shihej edhe si favoriti kryesor për t’u zgjedhur si president i KOKSH dhe kjo ndodhi. Akuza të shumta kishte gjatë asamblesë, me FSHF që kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve gjithashtu.

Ylli është zgjedhur në krye të KOKSH pa votën e FSHF dhe disa federatëve të tjera, të përjashtuara për arsye procedurale.

Në krye te KOKSH, Fidel ylli pason Viron Bezhanin, i cili ishte shkarkuar pak kohë më parë. Kujtojmë se në të kaluarën, Ylli ka qenë një mundës me emër.

Rendi i ditës:
1. Fjala e hapjes nga z.Vojo Malo, Zv.president dhe president në detyrë i KOKSH
2. Marrja e detyrës nga Komisioni i Verifikimit dhe Etikës (KVE)
3. Prezantimi i kandidatëve për organet drejtuese të KOKSH (sipas listës)
4. Fjala e kandidatëve për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat