Llapi e hesht Gjilanin

Futboll

Llapi e hesht Gjilanin

Nga: K.G. Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:52
Llapi e hesht Gjilanin

Llapi importon tre pikë të mëdha nga Gjilani dhe i jep qetësi në vazhdim të kampionatit.

Gjilani i Ismet Munishit zhgënjen, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Llapi në kuadër të javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Edon Sadriu është kreator i fitores me golat që ka shënuar në minutën e 20-të dhe të 52-tën.

Nga minuta e 64-të, Llapi mbetet me një futbollist me pak, pasi që Benjamin Emini u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.        

Gjilani renditet në vend të katërt me 43 pikë dhe Llapi është një pozitë më poshtë me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat