Prishtina ngritët në vend të dytë, Arbëria në krizë! Arbnor Morina ndëshkohet me karton të kuq

Futboll

Prishtina ngritët në vend të dytë, Arbëria në krizë! Arbnor Morina ndëshkohet me karton të kuq

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:55
Prishtina ngritët në vend të dytë, Arbëria në krizë! Arbnor Morina ndëshkohet me karton të kuq

Prishtina po afrohet me vendin e parë pas fitores së sotme me rezultat 2:0 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe, në takimin që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Arbëria po thellohet gjithnjë e më shumë në krizë të rezultateve, ndërsa kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Gramoz Shala. 

Arsyeja e përjashtimit të Morinës, për shkak se ka protestuar te gjyqtari!

Në minutën e 5-të, Gauthier Mankenda shënoi me kokë pas asistimit të Leonit Abazit. Në minutën e 11-të, Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia dhe thellon fitoren në 2:0.

Prishtina ngritët në vend të dytë me 60 pikë pas 29 jave në elitën e  futbollit të Kosovës, por ka një ndeshje më shumë se lideri Drita që ka 61 dhe lë pas Ballkanin me 58 sosh, ndërsa Arbëria është në pozitën e nëntë me 27 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat