Armando Broja shtanget

Futboll

Armando Broja shtanget

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:01
Armando Broja shtanget

Finalja e Kupës së Holandës me Ajaksit dhe Vitesses është duke u përjetuar së tepërmi nga tifozët e Vitesses.

Ekipi ku luan edhe Armando Broja po bën një sezon fantastik duke i falur adrenalinën e madhe tifozëve pasi shkoi në fazën finale të Kupës. Gjatë nisjes me autobuzin e skuadrës, tifozët e Vitesses i kanë bërë surprizën e papritur.

Të gjithë sportdashësit e këtij klubit kanë dalë përpara autobuzit duke përshëndetur ekipin e zemrës në mënyrën e tyre, mes adrenalinës që i përshkonte në trup.

I shtangur nga gjithë kjo energji e madhe ka mbetur edhe Armando Broja, që disa prej këtyre momenteve i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat