Duro në hall prej mungesave

Futboll

Duro në hall prej mungesave

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:57
Duro në hall prej mungesave

Laçi u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që luan nesër në fushën e vet me Bylisin.

Në prag të kësaj sfide, kurbinasit kanë pasur situata të pakëndshme, që nisin që nga eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, por edhe largime lojtarësh dhe probleme dëmtimesh e pezullimesh.

Adolf Selmani, nuk është më pjesë e skuadrës, ashtu si dhe Rapo. Ndërkohë që Lushkja ka katër kartonë të verdhë dhe është i pezulluar, por edhe Obanor nga disiplinori.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë sinjal edhe nga lojtarë të dëmtuar.Turkaj me shumë gjasa nuk do të jetë, pasi do ende kohë që të rikuperohet pas operacionit që kreu, po ashtu edhe Lukas Ramos e Nuabueze…

Por, edhe Mazrekaj nuk është në një formë mjaft të mirë si pasojë dëmtimi, ndaj edhe Duro po studion alternativat më të mira për të hedhur në fushë ndaj Bylisit në ndeshjen e parë shtëpiake për fazën e katërt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat