Zyrtare: Hansi Flick do të largohet nga Bayerni

Futboll

Zyrtare: Hansi Flick do të largohet nga Bayerni

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:35
Hansi Flick

Hansi Flick sapo ka konfirmuar largimin e tij nga Bayern Munchen.

Flick duke folur pas triumfit ndaj Wolfsburgut në Bundesligë ka konfirmuar largimin e tij nga “Bavarezët”.

Lajmin e kanë konfirmuar të gjitha mediat gjermane, gjithashtu edhe gazetari i “BILD”, Derek Rae.

Flick drejtoi Bayernin në tripletën e tyre të dytë në 10 vitet e fundit.

“Kam folur me klubin këtë jave dhe jam i vendosur që kontrata ime të mbarojë në verë”, tha ai.

“Klubi e di vendimin tim, gjithashtu edhe lojtarët”, përfundoi Hansi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat