Lulzim Rrmoku - futbollist i Gjeneratës së Republikës, ja si e keqtrajtoi policia serbe

Futboll

Lulzim Rrmoku - futbollist i Gjeneratës së Republikës, ja si e keqtrajtoi policia serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:22
Lulzim Rrmoku - futbollist i Gjeneratës së Republikës, ja si e keqtrajtoi policia serbe

Sportistët e Kosovës u keqtrajtuan në forma të ndryshme nga milicia e regjimit kriminal serb. 

Në vitet e 90-ta (1991-1999), Kosova u okupua nga regjimi serb,  shqiptarët u dëbuan nga puna, nga shkollat, nga Universiteti, nga stadiumet dhe palestrat sportive etj. 

Lulzim Rrmoku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej futbollistëve më të talentuar të asaj kohe, që në moshën 16-vjeçare (1995), u paraqit në ekipin e seniorëve të Kosovës së Prishtinës, duke luajtur me sukses si qendërsulmues, më vonë si mesfushor. 

Ai, asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga regjimit serb, por së bashku me mijëra sportistë i zhvilloi garat e Republikës së Kosovës në livadhe dhe fusha të improvizuara.     

Rrmoku e ruan me fanatizëm edhe një shkrim të asaj kohe të Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), ku kishte raportuar se si Rrmoku ishte keqtrajtuar nga milicia serbe. 

“Policia serbe keqtrajtoi nj& futbollist t& KF "Kosova”.

Mbrëmë rreth orës 21:00, në lagjen "Dragodan" të Prishtinës, disa policë kanë keqtrajtuar fizikisht dhe pa kurrfarë shkaku Lulzim B. Rrmokun, futbollist i KF "Kosova" në Prishtinë dhe anëtar i përfaqësueses së Kosovës, njofton KI i Degës I të LDK-së në Prishtinë.

Njoftohet se Lulzim Rrmoku ishte duke udhëtuar me veturë, derisa policët e urdhëruan atë që të dilte nga vetura dhe e keqtrajtuan fizikisht. 

Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe, të njëjtit policë kanë keqtrajtuar fizikisht edhe disa të rinj dhe kalimtarë të tjerë shqiptarë”, kështu shkruan në informatën e asaj kohe QIK.

Rrmoku ndihet krenar që i takoi asaj kohe, gjeneratës së sakrificës dhe iu kundërvunë regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat