Ademi: Besoj se ndaj Borecit të gjithë do të japim maksimumin

Futboll

Ademi: Besoj se ndaj Borecit të gjithë do të japim maksimumin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 20:01
Ademi: Besoj se ndaj Borecit të gjithë do të japim maksimumin

Skuadra e Shkupit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Borecit, duel ky që luhet nesër në kuadër të javës së 28-t të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

"Nga e enjtja ekipi ka punuar nën urdhrat e trajnerit të ri Goce Sedlloski dhe ndihmësve të tij dhe ngadalë po merr frymë të re, ndërsa ekipi ka kthyer dhe atmosferën pozitive.

Humbja e të mërkurës ishte shokuese dhe duhet harruar sa më parë, ndërsa për ndeshjen e të dielës ka folur sulmuesi i krahut Ilirid Ademi", njofton FC Shkupi.

“Po luajmë në formë të ndryshueshme, por mendoj se duhet lënë pas nesh disfatat që kemi përjetuar në shtëpi dhe të marrim këto gjashtë ndeshjet e fundit të gjitha si finale dhe të kthejmë fillimisht vetëbesimin te ne, por edhe te publiku që ka pritur ndoshta më shumë këtë sezon. 

Ajo që do të them është se në skuadër tani kemi edhe stafit të ri të trajnerëve, me të cilët po punojmë maksimalisht për të kthyer atë që kemi humbur dhe të kemi një fund të suksesshëm të sezonit. Besoj se ndaj Borecit të gjithë do të japim maksimumin që të marrim pikë të plota dhe të stabilizojmë pozitën e dytë në tabelë”, ka thënë Ilirid Ademi.

Ekipi për duelin e të dielës është i kompletuar, kështu që trajneri Goce Sedlloski nuk do të ketë probleme për të bërë përzgjedhjen më të mirë për ndeshjen ndaj Borecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat