Chelsea eliminon Manchester Cityn, kualifikohet në finalen e madhe 

Futboll

Chelsea eliminon Manchester Cityn, kualifikohet në finalen e madhe 

Nga: K.G. Më: 17 prill 2021 Në ora: 20:24
Chelsea eliminon Manchester Cityn, kualifikohet në finalen e madhe 

Skuadra e Chelseas është në finalen e madhe të Kupës së Anglisë (FA Cup).

Skuadra londineze shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj liderit të Premier League, Manchester Cityt, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Londër.

Në minutën e 55-të, një veprim i shpejt i të kaltërve rezultoi me gol.

Ishte Ziyech që shënoi në portën e zbrazur pas asistimit nga Timo Werner në minutën e 54-të.

Chelsea në finale e pret fituesin e takimit Leicester City dhe Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat