Barcelona e fundos Athletic Bilbaon, fiton Kupën e Mbretit

Futboll

Barcelona e fundos Athletic Bilbaon, fiton Kupën e Mbretit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 23:23
Lionel Messi

Barcelona ka arritur ta fitojë titullin e parë këtë edicion. Katalunasit triumfuan në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos me rezultat bindës 4:0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola përkundër dominimit pothuajse absolut të ekipit të Koeman.

E dyta, përvec dominimit, pati edhe gola të shumtë për Barcelonën, kater gjithsej.

Goleadën e nisi Griezmann në minutën e 60-të, për ta vazhduar De Jong tre minuta më vonë.

Më pas, ishte Messi “show”. Fillimishtm ai realizoi në minutën e 68-të pas një aksioni që e nisi vet dhe e përfundoi më pas në mënyrë fantastike.

Goli i dytë i Messit sonte erdhi pas vetëm katër minutave. Ai pranoi një asist nga Alba dhe në stilin e tij u tregua mjaft i saktë.

Kështu, Barcelona e fiton titullin e parë këtë edicion, teksa është në garë edhe për titullin në La Liga.

Njëherit ky është titulli i parë për Ronald Koeman si trajner i Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat