Tevez i habit të gjithë

Futboll

Tevez i habit të gjithë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:22
Tevez i habit të gjithë

Carlos Tevez është një nga sulmuesit më të mëdhenj argjentinas, ku karriera e tij ka qenë e pasur me ekipe të shumta si Juventus, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid.

Por ka qenë vet sulmuesi Tevez i cili foli  për transferimin e tij tek nga Boka Zhuniors kur nisi karrierën tek brazilianët e Korinthaisit në vitin 2005. 37 vjeçari u shpreh se rrogën e parë që mori bleu 10 shpi për xhaxhallarët e tij dhe tezet për t’i larguar ata nga varfëria dhe lagja problematike e Buenos Ajresit.

“Kur mora rrogën e parë dhe fitimet e para kur nënshkrova për Korinthiasin vendosa të blej dhjetë shtëpi dhe mora të gjithë xhaxhallarët dhe tezet e mia nga një lagje e varfër për t’i transferuar dikur tjetër.

Mbaj mend që vendosa të bëja një festë të vogë në oborrin e shtëpisë time për të festuar transferimin tim. Askush prej tyre nuk e kishte ide se çfarë kisha bërë.

Gjatë darkës unë nxora çelësat e shtëpive dhe ua dhashë atyre, ata nuk mund të besonin se çfarë unë kisha arritur të bëja.

Ishin vërtet të befasuar dhe të lumtur. Ndihesha krenar që isha në gjendje t’i lumturoja ata’’, u shpreh ‘’Apashi’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat