Daja: Komplimente Hakajt për golin

Futboll

Daja: Komplimente Hakajt për golin

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:46
Daja: Komplimente Hakajt për golin

Tri pikë të vyera ndaj Kastriotit, që e ngjitin Partizanin, qoftë përkohësisht, në krye, por trajneri Ilir Daja e pranin se skuadra e tij pati problem taktike në këtë përballje.

“Na gëzon fakti që morëm tri pikët, por në aspektin taktik kemi pasur goxha probleme. Kur lojtarët dalin nga detyrat taktike, përgjegjësinë e merr stafi, pra është përgjegjësia ime. Do të ndalemi në analizë për të parë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk kemi bërë mirë, nuk mund t’i nisim ndeshjet duke pësuar gol. E veçantë, përveç shënimit të golave, shënuan dy nga lojtarët tanë të sulmit, Junior dhe Asani.

Komplimente edhe Hakajt për golin, bëri një goditje të shpejtë që rrallë e përdor.”

Nervozizmi i Çnarit: “Nuk është fare i pranueshëm ai lloj reagimi, çfarëdo që të ketë ndodhur në fushë.

Nuk i takova lojtarët në fund të ndeshjes. Do të ulemi gjatë, nuk i takon Çinarit dhe asnjë lojtari të Partizanit të lërë ekipin me dhjetë lojtarë, pavarësisht se po fitonim. Nuk janë gjëra të pranueshme. Melo? Ka munguar në stërvitje, është ekzaminuar, të shohim se çfarë dëmtimi do të ketë. Lojtarët që nuk aktivizohen duhet të komplimentojnë dhe të mbështesin ata që luajnë.

Vetëm me frymë grupi mund të realizojmë objektivat tona.”

Vendi i parë: “Nuk e mendonim që të ishim në vend të parë, me gjithë problematikën që kemi pasur, flas për startin e kampionatit. Na ndihmoi futja e Kotes, vepron në zona të vogla, por edhe Buba, i cili e ka në bagazhin e tij pasin e fundit. Goli i Hakajt na dha qetësi, ndërsa goli i Junior i dha shansin ekipit të kontrollojë ndeshjen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat