Romano ka një lajm interesant

Futboll

Romano ka një lajm interesant

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:52
Romano ka një lajm interesant

Hansi Flick ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, raporton gazetari Fabrizio Romano.

“Flick sapo ka njoftuar vendimin e tij zyrtar, i komunikuar gjithashtu bordit dhe lojtarëve sot. Ai po largohet nga Bayerni pasi fitoi të gjithë titujt në sezonin e kaluar.”, ka thënë Romano.

Pas njoftimit zyrtar, Hansi Flick tani pritet të bëhet trajneri i ri i Kombëtares Gjermane pas Euro 2020, kur Joachim Löë do të largohet nga ky post, përcjell KosovaPress.

Julian Nagelsmann do të jetë shënjestra kryesore si menaxher i ri i Bayernit, por nuk do të jetë një negociatë e lehtë me RB Leipzig. Asnjë klauzolë lirimi nuk është përfshirë në kontratën e tij. 

Priten zhvillime të reja në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat