Conte “frenon” para Napolit: Titulli? Nuk është akoma i yni

Futboll

Conte “frenon” para Napolit: Titulli? Nuk është akoma i yni

Më: 18 prill 2021 Në ora: 06:49
Antonio Conte

Antonio Conte ende nuk dëshiron të dëgjojë për kampionatin e fituar tashmë. Në prag të ndeshjes së nesërme në mbrëmje kundër Napolit, trajneri nga Lecce paralajmëroi ekipin e tij në lidhje me vlerën e formacionit të Gattuso dhe kërkoi përqendrim maksimal për të fituar pikët e nevojshme, që ta kapërcejnë sa më shpejt vijën e finishit.

Conte, çfarë ndeshjeje do të jetë Napoli-Inter?
Një ndeshje sfiduese, sepse nga fillimi i sezonit, unë e kam vendosur gjithmonë Napolin në mesin e atyre skuadrave që mund të garojnë për trofeun. Gattuso është një trajner i mirë dhe një ndeshje shumë e vështirë na pret.

Sa i zemëruar do të ishit nëse dikush brenda klubit do të bënte llogari menaxhuese të këtij avantazhi në renditje?
Ka akoma pikë për të arritur një qëllim shumë ambicioz. Le të shkojmë në Napoli për të luajtur ndeshjen dhe për të marrë maksimumin, një fitore. Ne do të shohim në fund se cili do të jetë produkti. Nuk kemi mundësi të bëjmë llogaritje, sepse nuk jemi llogaritarë, por merremi me futboll. Llogaritja para se të fitosh është e dëmshme.

Sa ju shqetësojnë kritikat, që thuhen gjithmonë rreth Interit? Të fundit ishin ato të Cassanos…
E kuptova që unë jam problemi, pavarësisht. E rëndësishme është që ata të mos prekin Interin.

Interi në fazën e dytë kishte një ecuri shumë pozitive dhe tani të gjithë po ua japin ju titullin. Në nivelin psikologjik, a mund të jetë ky një rrezik?
Ne nuk duhet të mendojmë ose lexojmë shumë. Supozohet se titulli është nisur drejt nesh, por nuk është ende kështu. Nuk duhet të biem në këtë grackë. Ne i dimë sakrificat e bëra për të arritur në këtë pikë. Kanë mbetur edhe disa hapa për të festuar.

Situata e Gattusos është njësoj si vitin e kaluar, kur fitoi Kupën e Italisë, ndërsa së fundi po arrin rezultate të shkëlqyera. A është ky fati i trajnerëve?
Napoli ka një skuadër të rëndësishme, një nga më të rëndësishmet në Serie A, prandaj e vendos midis kandidatëve për titull. Rino po bën mirë dhe është një trajner shumë i përgatitur. Të gjithë ne e dimë që trajneri është personi që ka më shumë gjasa të kritikohet. Është roli më i vështirë në futboll. Disa nga lojtarët e mi që më kërkojnë këshilla nëse duhet të bëhen trajnerë apo jo, unë iu përgjigjem me hezitim. Është një rol i veçantë. Nëse rezultatet arrijnë, ju jeni më i miri. Në të kundërt…

Në katër muajt e fundit, a keni perceptimin se, pas kaq kritikash, pozicioni juaj ka ndryshuar falë rezultateve?
Vetëm në sajë të rezultateve.

Si do të përballet Lukaku me Koulibaly?
Ne po flasim për një mbrojtës, që unë e konsideroj ndër 2-3 më të mirët në botë. Kur isha te Chelsea doja ta merrja atje. Është thuajse i pakalueshëm. Romelu e njeh dhe nuk kam pse ta prezantoj me të. Do të jetë një duel i mirë, por për të vënë në vështirësi Koulibaly dhe Napolin do të duhet të punojmë si ekip, duke vënë në praktikë zgjidhjet e provuara.

Sa e rëndësishme është në futbollin modern të kesh një formë të njohur dhe një formacion themelor?
Secila skuadër duhet të ketë identitetin e vet dhe këtë mund t’ia jepni nëse insistoni në sistemin e lojës. Ju mund t’i përshtatni parimet me sistemet e lojës. Puna në një sistem loje për futbollistët është më e lehtë, sepse e njohin atë. Pastaj mund të bëni ndryshime në posedim dhe lojën pa top.

Si funksionoi Perisic? A është rikuperuar? A mund të fillojë nga minuta e parë?
Ai është kthyer me grupin nga e enjtja dhe është shëruar nga dëmtimi. Është në dispozicion.

Po Vidal?
Po punon veçmas me Kolarov për të hequr edemën e gjurit. Kolarov shpresojmë ta kemi sa më shpejt të jetë e mundur, pas problemit me shpinën.

A është Napoli skuadra që ju vuri më në vështirësi gjatë ndeshjes së parë, veçanërisht në gjysmëorën e fundit?
Në një ndeshje, ka raste kur e vë kundërshtarin tënd në vështirësi dhe anasjelltas. Napoli ka sulmues të fortë, të zotët në hapësirat përpara, që njohin njëri-tjetrin, të cilëve iu është shtuar një element si Osimhen. Janë të fortë dhe ne do të duhet të provojmë sa vlejmë. Unë kam shumë respekt për Napolin, por do të shkojmë atje për të luajtur ndeshjen tonë. Në fund të fundit nuk do të ketë shumë rëndësi se kush do ta shqetësojë më shumë kundërshtarin, por kush fiton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat