Pjanic: Pavarësisht nëse gjërat shkojnë mirë apo keq, skuadra është më e rëndësishmja nga të gjitha

Futboll

Pjanic: Pavarësisht nëse gjërat shkojnë mirë apo keq, skuadra është më e rëndësishmja nga të gjitha

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:59
Miralem Pjanic

Miralem Pjanic u shpreh tejet i kënaqur me trofeun e parë në fanellën e Barcelonës.

Barcelona triumfoi në finalen e Copa del Rey ndaj skuadrës së Athletic Bilbao me rezultat 4-0.

“Blaugranët” triumfuan dy gola nga Messi, Griezmann dhe de Jong.

Pas ndeshjes, mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic u shpreh tejet i kënaqur me fitoren.

Ai në rrjetin e tij social, Twitter, u shpreh tejet i entuziazmuar.

“Kur gjërat shkojnë mirë dhe kur shkojnë keq, gjëja më e rëndësishme do të jetë skuadra”, tha ai.

“Forca Barça, Kampionë”, shkroi Pjanic në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat