17 milionë euro në sezon, vjen oferta e parë për Cristiano Ronaldo-n

Futboll

17 milionë euro në sezon, vjen oferta e parë për Cristiano Ronaldo-n

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:52
Cristiano Ronaldo

E ardhmja e shumë lojtarëve të Juventus është në dyshim.

Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Morata, për arsye të ndryshme, janë në diskutim.

Veçanërisht portugezi, për të cilin janë shtuar zërat për një largim të mundshëm nga Torino në fund të sezonit.

Mes destinacioneve të mundshme të CR7 janë PSG, Inter Miami i David Beckham, por edhe kthimet e mundshme te Real Madrid ose Manchester United.

Djajtë e Kuq duket se e kanë seriozisht dhe, si pas Don Balon, i kanë bërë një ofertë Ronaldo-s prej 17 milionë eurosh në sezon. Një ofertë që nuk është konsideruar e mjaftueshme.

CR7 është i gatshëm të pranojë një ulje të rrogës 31 milionë euro që merr tek Juventus, por jo kaq shumë. Ai nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë oferta nën 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat