Sulmuesi i Genoas i “shkel” syrin Milanit

Futboll

Sulmuesi i Genoas i “shkel” syrin Milanit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:27
Sulmuesi i Genoas i “shkel” syrin Milanit

Xhanluka Skamaka ka folur për të ardhmen e tij në intervistën për “Sportweek”, e cila do të publikohet sot në versionin integral.

Sulmuesi i lindur në vitin 1999 me huazim nga Sasuolo te Genoa përflitet për një transferim te Milani, një destinacion për të cilin duket i interesuar.

“Një lojtar i ri duhet të luajë sa më shumë që të jetë e mundur, duke vjedhur sekretet. Një kampion i cili megjithatë, në 39 nuk mund t’i luajë të gjithë sezonin pa u ndaluar, ndaj në kushte të tillë, edhe situata ndryshon.

E di që emri im përmendet për shumë skuadra, por nuk më shqetëson, përkundrazi për mua është një stimul”, ka deklaruar bomberi i Italisë U-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat