Ndeshja kryesore zhvillohet në Prizren

Futboll

Ndeshja kryesore zhvillohet në Prizren

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:30
Ndeshja kryesore zhvillohet në Prizren

Java e 23-të në Ligën e Parë në kuadër të Grupit A dhe B, do të përmbyllet me pesë ndeshje shumë interesante.

Në Grupin A të Ligës së Parë janë në program për tu zhvilluar tri ndeshje, derisa në Grupin B dy ndeshje të tjera.

Padyshim që ndeshja më interesante e kësaj xhiro do të zhvillohet në Prizren, ku A&N pret liderin Dukagjinin.

Intersant pritet të jetë edhe sfida mes Onix Banjës dhe Malishevës, derisa dueli tretë zhvillohet mes dy skuadrave të vjetra në futbollin kosovar, Vushtrrisë dhe Vëllaznimit.

Ndërkohë në Grupin B vëmendja kryesore do të jetë në Ferizaj.

Ferizaj në krizë do të jetë nikoqir i Ulpianës që po kërkon rikthimin në Superligë, derisa ndeshja tjetër zhvillohet mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Kikës.

Liga e Parë e Kosovës

Grupi A

A&N – Dukagjini
Onix – Malisheva
Vushtrria – Vëllaznimi

Grupi B

Ferizaj – Ulpiana
Vllaznia – Kika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat