Qazim Laçi lë ‘gjurmën’ e parë me Ajaccion

Futboll

Qazim Laçi lë ‘gjurmën’ e parë me Ajaccion

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:46
Qazim Laçi lë ‘gjurmën’ e parë me Ajaccion

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Qazim Laçi ka shkëlqyer mbrëmjen e së shtunës me ekipin e Ajaccios.

Mesfushori shqiptar ka shënuar një gol të shkëlqyer për ekipin e tij në ndeshjen ndaj Chamois Niortais.

Laçi, i cili aktivizohet në radhët e ekipit të Ajaccio, në Ligën e dytë franceze ka realizuar nga jashtë zonës me të majtën e tij golin e tretë të ndeshjes, duke vulosur shifrat 3:0.

Ky ishte edhe goli i parë për Qazim Laçin me ekipin francez.

Ai e nisi ndeshjen që nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, me një gol të shënuar dhe duke qenë i saktë në 69.4% të pasimeve, e duke u vlerësuar me notën 7.6 nga uebsajti i specializuar për statistikat, SofaScore.

Laçi ka luajtur deri tani 31 ndeshje me Ajaccion, 29 nga të cilat i ka nisur si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat