Guardiola preferon talentin britanik

Futboll

Guardiola preferon talentin britanik

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:54
Guardiola preferon talentin britanik

Rahem Sterling së fundmi e ka humbur vendin e tij në formacion, teksa trajneri Pep Guardiola ka preferuar në vend të tij Fill Fouden.

Talenti britanik ia ka shpërblyer trajnerit në fushë, ndaj edhe ka zënë vendin e titullarit duke lënë në stol Sterling.

Një situatë që nuk i pëlqen shumë sulmuesit, ndërsa kur i kanë mbetur edhe dy vite kontratë, ai mund të mendojë të ndryshojë ambient. Dhe, për këtë Real Madrid ka interes teksa spanjollët edhe më parë kanë pasur simpati për 26-vjeçarin.

Gjithsesi, tashmë pritet merkato e verës teksa madrilenët duket se do të jenë protagonistë kryesorë të saj për të pasur një organikë sa më të zgjeruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat