Pochettino: Çfarë mendoj unë për Florenzin?

Futboll

Pochettino: Çfarë mendoj unë për Florenzin?

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:00
Pochettino: Çfarë mendoj unë për Florenzin?

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, nuk e ka sqaruar të ardhmen e  Florenzi-t, lojtari i huazuar nga Roma që kërkohet edhe nga Inter-i.

“Interesimi i Inter-it për Florenzi-n? Nuk i komentojmë zërat. Jemi akoma në garë në tre kompeticione, kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të flasim në fund të sezonit kur të jenë arritur objektivat”, ka thënë trajneri argjentias.

“Çfarë mendoj unë për Florenzin? Se është më i miri, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë në skuasdrën time. Duhet të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet dhe të arrijmë objektivat e vendosur”.

Florenzi ka shkuar te PSG nga Roma me huazim dhe të drejtën e blerjes për rreth 9 milionë euro. Në ditët e fundit, siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, Inter është vënë në lëvizje për të.

Megjithatë, ka shumë mundësi që klubi francez të vendosë ta blejë përfundimisht lojtarin, duke parë edhe çmimin më se të përballueshëm.

Florenzi ka koleksionuar 2 gola dhe 1 asist në 29 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat