Juventusi duhet të bëjë çmos që minimalisht të mos humbë në Bergamo

Futboll

Juventusi duhet të bëjë çmos që minimalisht të mos humbë në Bergamo

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:49
Juventusi duhet të bëjë çmos që minimalisht të mos humbë në Bergamo

Juventusi e sheh veten në mënyrë të pamenduar në një luftë të zjarrtë për zonën Champions, pasi sivjet shihej favorite për titullin e 10-të kampion radhazi, ashtu sikurse në Europë.

Ndeshja e sotme me Atalantën do të jetë një 90-minutësh shumë i vështirë, por ajo që mban disi më të qetë tifozët bardhezinj është një statistikë që sjell uebsajti “OPTA”.

Që nga sezoni 1994-1995, kur fitorja nisi të vlerësohej me 3 pikë, në 18 raste që Juventusi ka koleksionuar të paktën 60 pikë (aktualisht ka 62) pas 30 javësh kampionat, ata e kanë mbyllur gjithmonë brenda tri vendeve të para Serinë A.

Gjithsesi, futbolli nuk është matematikë, prandaj Juventusi duhet të bëjë çmos që minimalisht të mos humbë në Bergamo, për të qenë më e qetë në javët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat