Nuk ka qetësi tek Bayern, klubi reagon ndaj trajnerit Hansi Flick

Futboll

Nuk ka qetësi tek Bayern, klubi reagon ndaj trajnerit Hansi Flick

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:15
Hansi Flick

Bayern Munich ka reaguar pas lajmit të publikuar ditën e djeshme nga trajneri Hansi Flick.

Flick konfirmoi se do të largohet në fund të sezonit nga skuadra.

Megjithatë, Bayerni nuk është pajtuar me këtë deklaratë duke thënë se ishte veprim i njëanshëm.

Ky është reagimi nga klubi.

“Trajneri i FC Bayern, Hansi Flick bëri publike dëshirën e tij për të ndërprerë kontratën e tij, e cila zgjat deri në qershor 2023, në fund të sezonit aktual.

Hansi Flick kishte informuar bordin ekzekutiv të FC Bayern München  për këtë dëshirë gjatë javës së kaluar. Hansi Flick dhe FC Bayern kishin rënë dakord të vendosin fokusin në ndeshjet kundër VfL Wolfsburg, Bayer 04 Leverkusen (20 Prill) dhe 1. FSV Mainz 05 (24 Prill), në mënyrë që të mos prishin përqendrimin e të gjithë klubit në këto tre ndeshje të rëndësishme.

FC Bayern nuk miraton komunikimet e njëanshme të lëshuara nga Hansi Flick dhe do të vazhdojë bisedimet pas ndeshjes në Mainz, siç është rënë dakord”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat