​Paratici flet për të ardhmen e Ronaldos, Donnarummas dhe Calhanoglut

Futboll

​Paratici flet për të ardhmen e Ronaldos, Donnarummas dhe Calhanoglut

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:26
​Paratici flet për të ardhmen e Ronaldos, Donnarummas dhe Calhanoglut

Drejtori gjeneral i Juventusit Fabio Paratici e ka justifikuar pagën e lartë të Cristiano Ronaldos në klub si dhe ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” nuk është në bisedime për të nënshkruar me dyshen e Milanit Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

“Ronaldo ka luajtur shumë ndeshje në këtë sezon. Ishte menduar që ai të pushonte menjëherë pas ndeshjeve ndërkombëtare por ka luajtur edhe në shumë sfida të tjera.”, tha Paratici për “Sky Sport”, përcjellë KosovaPress.

“Dje ai nuk ndihej 100% i gatshëm me një problem muskular dhe ne nuk donim që të rrezikonim. Ishte një vendim të cilin e morëm së bashku.”, shtoi Paratici.

“Cristiano nuk është vetëm futbollist dhe atlet, por gjithashtu edhe një karakter shumë i fortë, kështu që paga e tij e reflekton këtë. “

Donnarumma dhe Calhanoglu?

“Ka spekulime çdo ditë. Tani ne jemi të fokusuar në atë se çfarë po bëjmë dhe jemi të lumtur me lojtarë tanë dhe nuk jemi të interesuar të flasim për lojtarë të tjerë.”, tha në fund Paratici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat